Konflikti në mes të Qeverisë së Spanjës dhe Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) lidhur me sportistët e Kosovës është bërë më i theksuar në ditët e fundit. Kështu ka shkruar të premten sajti i njohur sportiv “Around The Rings”.
Përplasjet kanë nisur kur Qeveria e Spanjës nuk lejoi ekipin e Kosovës në karate që të garojë me simbole të shtetit në botërorin e mbajtur javë më parë në Madrid. Nuk u lejua flamuri i Kosovës e po ashtu shkurtesa “KOS”, shkruan sot Koha Ditore.
Pas këtij diskriminimi reagoi Federata Botërore e Karatesë e më pas edhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC). KON-i më pas kërcënoi Spanjën se nuk do të fitonte të drejtën e organizimit të asnjë ngjarjeje të madhe sportive përderisa nuk ofron garanci se do të lejojë paraqitje të barabartë për të gjithë sportistët.