Spanjë: Shkatërrohet banda kriminale shqiptare e trafikut të drogës, 10 të arrestuar

Prishtinë | 07 Sht 2022 | 12:43 | Nga Ekonomia Online

Rreth 10 persona janë arrestuar në një operacion që po zhvillohet nga autoritetet spanjolle në provincat e Katalonjës.

Mediat spanjolle bëjnë me dije se kanë çmontuar një organizatë kriminale me origjinë shqiptare që merrej me trafikun e marihuanës.

Operacioni ka filluar mëngjesin e sotëm dhe janë bërë ndërhyrje në të gjithë territorin. Nga aksioni i policisë janë zbuluar disa magazina ku kultivohej kanabis. Ndërkohë po kryhen kontrolle dhe në anije e banesa.

Operacioni, sipas mediave është fokusuar në Reus, Taradell, apo Cambrils dhe në një magazinë në Torre Serona në Segria.

Ndërkohë, operacioni është në vazhdim dhe nuk përjashtohet mundësia për arrestime të tjera.

Në këtë hetim janë përfshirë rreth 300 agjentë. Deri më tani nuk dihet sasia e drogës dhe bimëve të sekuestruara, shkruan EuroNews.

Të ngjashme