Specializantët sërish në protestë, paralajmërojnë radikalizim të masave

Prishtinë | 11 Tet 2023 | 10:19 | Nga Erolinda Suhogrella Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Të mërkurën specializantët kanë protestuar sërish para Ministrisë së Shëndetësisë, raporton Ekonomia Online. Për të dytën ditë ata protestuan për mospagesën e kujdestarive sipas Ligji të ri të Pagave si dhe mospagesa fare e kujdestarive me subvencione prej muajit shkurt.

Arianit Zajmi, nga këshilli organizativ, ka paralajmëruar radiaklizim të masave nëse nuk merren parasysh kërkesat.

“Ne kishim sot një mbledhje me Ministrin e Shëndetësisë, nuk la shumë për të dëshiruar. Të premten do ta mbajmë një mbledhje, dhe të vendosët a të vazhdojmë më protestën edhe javët në vazhdim”.

Antigona Kukaj, specializantë nga Mali i Zi tha se duhet që të paguhen për punën e bërë. 

“Ne si specializantë jemi shumë të pakënaqur që duhet të merremi më këtë çështjen e protestës, dhe të mos jemi në vendin për çka kemi kryer shkollë, kjo çështja e kontratave të subvencioneve duhet të na brengosë që ne të trajtohemi si subvencionues, meritojmë të jemi të barabartë me të gjithë punëtorët shëndetësore, ne nuk po kërkojmë të marrim diçka që nuk meritojmë, ne po kërkojmë të marrim mundin, djersën për ata që jemi shkollor”.

“Neve nuk na intereson politika, nuk na interesojnë fushatat, kjo nuk është barrë e jona. Ne duhet të kemi një status të qartë, jo çdo vite të kemi diskutime që të ndërpre ose të vazhdojnë”.

Uran Halili, anëtar i Këshillit të specializantëve, tha se që tri vjet vazhdimisht kanë dërguar kërkesa në Ministri.

“Që nga fillimi i specializimit u bënë tri vite ne pothuajse çdo muaj jemi pranë ministrisë se shëndetësisë, në takimin që ishim më ministrin e shëndetësisë ishte shumë i shpejtë, ai tha se për pagesat 500€ ose për jo shtetas të Kosovës 1000 €, në nuk mundemi të bëjmë asgjë”.

Ky grup i specializantëve do të protestojnë edhe të enjten e të premten para MSh-së.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme