Ekonomia Online
FUNDIT

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit: U lejua për arsye humanitare

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit: U lejua për arsye humanitare

Gjykata Speciale e ka konfirmuar vizitën në Kosovë të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara Michael Doyle, tha se vizita u lejua për arsye humanitare. “Po mund ta konfirmoj. Për arsye detyruese humanitare, Trupi Gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë […]

Gjykata Speciale e ka konfirmuar vizitën në Kosovë të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara Michael Doyle, tha se vizita u lejua për arsye humanitare.

“Po mund ta konfirmoj. Për arsye detyruese humanitare, Trupi Gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin që të jetë me babanë e tij. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara”, thuhet në përgjigjen e tij.

Të ngjashme