Specifikat teknike të vendosura në tenderin 9-milionësh për “Furnizim me kompjuterë”, të shpallur nga Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP), po cilësohen si favorizuese nga operatorët ekonomikë të cilët kanë shprehur interesim për të marrë pjesë në këtë proces të prokurimit. E në anën tjetër përfaqësues të AQP-së po thonë se në rast se ka ndonjë kriter administrativ ose specifikim teknik që nuk është në përputhje me Nenin 7 dhe 28 të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP) AQP-ja në bashkëpunim me Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit (ASHI) do t’i korrigjojnë gjatë sqarimeve, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Pothuajse të gjitha specifikat teknike të cilat janë vendosur në tenderin 9-milionësh për “Furnizim me kompjuterë dhe me laptopë” për institucionet qendrore dhe ato lokale në vend, të shpallur nga Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP), po konsiderohen si favorizuese për një prodhues të caktuar të kompjuterëve.
Kohë më parë Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) ka publikuar kontratën për furnizim me rreth 5000 kompjuterë, me rreth 940 laptopë, por edhe me pajisje tjera përcjellëse, por ende pa filluar procesi operatorët ekonomikë që janë të interesuar për të marrë pjesë në këtë proces prokurimit po ankohen se specifikat e vendosura janë favorizuese.
E në anën tjetër përfaqësues të AQP-së po thonë se në rast se ka ndonjë kriter administrativ ose specifikim teknik që nuk është në përputhje me Nenin 7 dhe 28 të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP) AQP-ja në bashkëpunim me Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit (ASHI) do t’i korrigjojnë gjatë sqarimeve