Së paku 500 punëtorë shëndetësorë të rinj u nevojiten institucioneve shëndetësore në Kosovë. Ndërkohë që këtë vit ka buxhet shtesë për vetëm 300 punëtorë të rinj, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Institucionet shëndetësore në Kosovë kanë nevojë për së paku 500 punëtorë shëndetësorë, të cilët do të merreshin me trajtimin e sëmundjeve të pacientëve.
Me mungesë të mjekëve po ballafaqohet edhe Qendra Emergjente.
Drejtori i Emergjencës Basri Lenjani ka deklaruar se janë duke pritur për staf të ri. Edhe Ministria e Shëndetësisë e konfirmon nevojën për staf të ri.
Sipas zyrtarëve të kësaj ministrie, ditë më parë në QKUK janë punësuar 60 infermier/e të profileve të ndryshme dhe se në procedurë është edhe konkursi për 50 specialistë të tjerë.
Ndërsa në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi thonë se për vitin 2018 ka buxhet shtesë për vetëm 300 punëtorë të rinj shëndetësorë.