Spitali i Gjakovës – shtyhen rastet operative, shkak pushimet dhe mungesa e anesteziologëve

Prishtinë | 18 Kor 2023 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës “Isa Grezda” ka marrë vendim që nga 7 korriku të ndërpresë punën në sallat operative, përveç rasteve urgjente.

Ky vendim është marrë për shkak të periudhës së pushimeve dhe mungesës së anesteziologëve.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i spitalit, Jeton Zarari, i cili ka thënë se aktualisht janë vetëm 4 anesteziologë.

“Janë pezulluar operimet e planifikuara dhe në sallat operative do të pranohen vetëm rastet urgjente. Vendimi vlen nga data 7 korrik. Kjo për shkak të periudhës së pushimeve dhe kemi mungesë të anesteziologëve. Janë vetëm katër e ky numër është i pamjaftueshëm”, ka deklaruar Zarari, shkruan Telegrafi

Me mungesë të anesteziologëve po përballet i gjithë sistemi shëndetësor publik në vend. Në të gjitha institucionet shëndetësore publike në vend punojnë rreth 92 specialistë të kësaj fushe. Kurse, vetëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovë janë 51 anesteziologë. E ky numër i anesteziologëve konsiderohet i pamjaftueshëm për të kryer të gjitha shërbimet mjekësore që nevojiten.

Të ngjashme