Spiunët përdornin telegramin për komunikim, detaje nga hetimet për sulmin në Gramsh

Prishtinë | 22 Gus 2022 | 11:57 | Nga Ekonomia Online

Detaje të reja kanë dalë nga sulmi në Uzinën e Gramshit, që ndodhi dy ditë më parë.

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati raporton se prokurorët kanë dyshime se 2 shtetasit rusë dhe ai ukrainas janë spiunë dhe kanë përdorur telegramin për komunikim.

Pritet ekzaminimi i aparateve celulare që u janë gjetur 3 të huajve. Deri më tani hetuesit dyshojnë se të huajt janë pjesë e agjencive të huaja sekrete dhe se paraqitja e tyre si turistë eksplorues ishte kamuflim.

Dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe një ukrainas, Fiodor Mihailoviç, janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh. Ata sulmuan me spray neuro-paralizues dy ushtarët shqiptarë që ndodheshin në uzinë.

Në dëshminë e tyre, shtetasit e huaj kanë thënë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.

Tashmë mbi ta rëndon zyrtarisht akuza e “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”.



Të ngjashme