​Dy futbollistë afrikanë sulmohen nga tre shqiptarë

Prishtinë | 15 Shk 2019 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Dy futbollistë të Besëlidhjes, Isak dhe Omar Kamara, janë sulmuar nga disa persona në Lezhë, pasditen e së mërkurës, pa asnjë motiv.

Kamara ka sqaruar se ai nuk i njeh agresorët, përderisa rrëfeu që e kishte përjetuar me bashkëlojtarin e tij.

“Ishin tre djem që na shanë. Na shanë për shkak të ngjyrës. Tre djemtë erdhën e na goditën me grusht dhe shkopa”, rrëfyen Isak dhe Omar Kamara për “Ora News”.

Në lidhje me këtë ngjarja policia e Lezhës ka proceduar penalisht dy persona që ushtruan dhunë ndaj afrikanëve. Sipas policisë shtetasit L.K. dhe Xh.P. kanë goditur fizikisht dhe me mjete të forta dy futbollist të ekipit të Besëlidhjes.

Megjithatë, dy futbollistët nuk kanë marrë lëndime të shumta, ndërsa sipas burimeve ngjarja ka ndodhur, pasi dy personat i kanë ofenduar në baza racore futbollistet me ngjyrë, duke sjellë edhe konfliktin mes tyre.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje, kryer në  bashkëpunim”  për dy personat e akuzuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme