160 milionë euro nga Icardi-Lautaro dhe Perisic, Inter skuadra më aktive gjatë verës

Prishtinë | 27 Maj 2020 | 19:23 | Nga Ekonomia Online

Me tre largimet eventuale kryesore, Antonio Conte mund të kërkojë menaxhmenti i klubit dy super sulmues. Përveç Cavanit, ëndrra mbetet Werner.

Lautaro Martinez është një hap larg nga Barcelona dhe Interi do të marrë në konto 85 milionë euro plus një lojtar. Mauro Icardi do të shkojë patjetër në PSG për 60 milionë euro plus 5 milionë bonuse, kurse Ivan Perisic do t’i kushtojë Bayernit 10 milionë euro.

Kjo nënkupton se me 160 milonë, Inter do të jetë skuadra më active dhe më e fortë financiarisht në tregun e verës, ndërsa përkrahë me Lukakun priten Edinson Cavani e sidomos Timo Werner, për të cilin interesim ka shfaqur edhe Liverpool, port e anglezët gjermani i talentuar nuk do ta ketë vendin e sigurtë në përbërjen e parë.

Paratë për këta futbollistë do të janë të gatshme, vetëm mbetet që Inter të gjejë gjuhë të përbashkët me menaxherët e tyre dhe lojtarët, në mënyrë që atyre t’iu plotësohen kushtet e sidomos paga të jetë më e larta e mundshme.

Të ngjashme