3 vite pa humbje, 8 ndeshjet e fundit fitore dhe asnjë gol i pranuar, statistikat impresionuese të Italisë

Prishtinë | 11 Qer 2021 | 17:53 | Nga Ekonomia Online

Turqi – Itali do të jetë sfida hapëse e Kampionatit Evropian që nis sot nga ora 21:00 në “Olimpico” të Romës. Të dy këto ekip bëjnë pjesë në grupin A, aty ku janë edhe Uellsi dhe Zvicra që e luajnë nesër ndeshjen e tyre.

Italianët e udhëhequr nga Roberto Mancini po kalojnë nëpër një formë fantastike tash e tri vite. Prej 10 shtatorit të vitit 2018, “Azzurët” nuk dinë për humbje duke i shënuar 22 fitore dhe pesë barazime në proces, përfshirë ndeshjet garuese dhe miqësore.

Në tetë ndeshjet e fundit, Italia ka shënuar fitore në të gjitha, madje duke qenë bindës në të gjitha.

Në këto tetë ndeshje, ata nuk kanë pranuar asnjë gol, teksa kanë shënuar 25 gola, që i bie mbi tre gola për ndeshje.

Të ngjashme