8 mijë tifozë do të lejohen në finalen e Carabao Cup

Prishtinë | 04 Pri 2021 | 11:09 | Nga Ekonomia Online

Finalja e Kupës Carabao midis Tottenham dhe Manchester City do të luhet në praninë e tifozëve edhe pse me numër të kufizuar.

8,000 tifozë do të jenë të pranishëm pasi kjo ndeshje finale u konfirmua si një test për të provuar kthimin e turmave të mëdha nëpër stadiumet angleze.

Ndeshja finale e këtji kompeticioni mes Manchester Cityt dhe Tottenhamit do të zhvillohet më 25 prill, shkruan Gazeta Express.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Wembley” i cili ka kapacitet prej 90 mijë ulëseve, teksa rreth 9% e tyre do të jenë të rezervuara për tifozë.

Të ngjashme