Abazaj prezantohet te Istanbulspori

Prishtinë | 21 Sht 2020 | 16:07 | Nga Ekonomia Online

Kristal Abazaj është prezantuar te skuadra e Istanbulsporit ne Ligën e Parë të Turqisë. Liga e Parë është rangu i dytë i garave në Turqi. 

Futbollisti i Anderlechtit që ka bërë karrierë te Elbasani, Luftëtari dhe së fundmi i huazuar nga skuadra belge te Osijeku dhe Kukësi, ka nënshkruar kontratë trevjeçare me ekipin e ri.

Abazaj me Kombëtaren e Shqipërisë U21 ka luajtur 10 ndeshje dhe ka shënuar tri gola, ndërsa me Kombëtaren A ka një ndeshje të zhvilluar.

Të ngjashme