Ademi: Kosova do të përfaqësohet me katër klube në garat evropiane

Prishtinë | 18 Pri 2022 | 12:54 | Nga Ekonomia Online

UEFA sot ka njoftuar se kampioni i Kosovës në futboll nuk do të ketë nevojë të luajë në rrethin parakualifikues të Champions League,

Kampioni i këtij sezoni do të luajë direkt në fazën kualifikuese.

Me këtë rast, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, ka thënë se sivjet Kosova do të përfaqësohet nga katër klube në garat evropiane, tre nga kampionati dhe fituesi i kupës.

Ademi tha se kjo është dëshmi se futbolli kosovar po shënon ngritje.

“Përparimi i Ligës, përfaqësimi me më shumë klube në garat evropiane dhe rritja e cilësisë në kuadër të garimit tê brendshëm, është një tjetër deshmi se futbolli i Kosovës po shënon rritje në çdo aspekt, që është edhe mision kryesor i Federatës së Futbollit të Kosovës”.

https://www.facebook.com/AgimAdemiOfficial/posts/526725952453580

Të ngjashme