“Adios” Barcelona, ky është ekipi i ri i Rafinhas

Prishtinë | 30 Gus 2018 | 09:18 | Nga

Rafinha është afër transferimit te një ekip i ri nga La Liga.

Rafinha do të largohet nga Barcelona në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Mediat spanjolle raportojnë se mesfushori është pranë kalimit te rivali nga La Liga, Real Betis.

Rafinha ka vendosur të gjejë një ekip të ri pasi nuk ka hapësirë të mjaftueshme për lojë në formacionin e trajnerit Ernesto Valverde, përcjell “lajmi.net”.

Por, mbetet të përcaktohet formula e transferimit të tij nëse do të jetë huazim për një sezon apo huazim me blerje të obliguar në verën e vitit 2019.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme