Adnan Januzaj kujton momentin e takimit me legjendën Maradona

Prishtinë | 26 Nën 2020 | 11:02 | Nga Ekonomia Online

Futbollit shqiptar, Adnan Januzaj ka postuar një fotografi në rrjetet sociale, së bashku me legjendën e ndjerë tashmë, Diego Maradona.

Maradona vdiq fatkeqësisht të mërkurën pasdite pas një sulmi në zemër, në moshën 60-vjeçare duke mërzitur gjithë spektrin sportiv.

Vdekja e legjendës argjentinasi preku të gjithë njerëzit e sportit e në veçanti futbollit, ndërsa shumë të njohur bënë postime në nder të tij.

Njëri nga shqiptarët e pakët që kishte një fotografi me Maradonën është sulmuesi anësor i Real Sociedadit, Adnan Januzaj.

Januzaj, si shumë futbollistë të tjerë ka vendosur ta postojë atë në kujtim të legjendës argjentinase.

“Pusho në paqe legjendë”, ka shkruar Januzaj në postimin e tij në Instagram.

Në këtë fotografi, Januzaj shihet si i ri dhe besohet të jetë nga koha e tij te Manchester United.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme