Afati kalimtar në Angli pritet të hapet në gusht dhe të mbyllet në tetor

Prishtinë | 08 Qer 2020 | 21:50 | Nga Ekonomia Online

Federata e Futbollit të Anglisë (FA) po diskuton propozimet për të lëvizur afatin kalimtar të verës nga gushti deri në tetor.

Afati kalimtar në Angli parashikohet të hapet më 18 qershor, por kjo nuk pritet të ndodhë.

Edicioni në Premier League do të rifillojë të njëjtën javë dhe do të vazhdojë deri në korrik. FIFA së shpejti pritet të përcaktojë parametrat lidhur me afatin kalimtar, ndërsa më pas federatat nacionale do të përcaktojnë datat e sakta.

FA po konsultohet me federatat tjera në Evropë dhe sipas Sky Sports ka konsensus që dita e fundit të jetë 2 tetori.

Në Francë afati kalimtar është hapur të hënën, por liga në këtë vend është anuluar. Edhe në Francë pritet të hapet një afat ndërkombëtar i vlefshëm nga gushti deri në tetor.

Federata e Futbollit të Italisë tashmë ka konfirmuar se afati kalimtar do të jetë prej 1 shtatorit deri më 5 tetor. Serie A po ashtu do të rifillojë më vonë këtë muaj.

Të ngjashme