Alena: Jam tifoz i Barcelonës, por s’do ta refuzoja Real Madridin

Prishtinë | 09 Jan 2020 | 16:17 | Nga Ekonomia Online

Carles Alena nuk e ka përjashtuar mundësinë që të luajë për Real Madridin në të ardhmen, përkundër që ka dalë si futbollist profesionist nga akademia e klubit katalonas.

Mesfushori i Barcelonës për momentin është i huazuar, deri në fund të këtij sezoni, në Real Betis, pasi që nuk kishte mjaftueshëm minuta loje në Camp Nou, transmeton Gazeta Express.

“Nuk do ta refuzoja mundësinë të luaj për Real Madridin. Futbolli ka shumë kthesa të papritshme”, ka thënë Alena së fundi, në një intervistë të dhënë për El Larguero.

“Do të jem përjetësisht tifoz i Barcelonës, por më kanë mësuar të mos them kurrë kurrë. Por, për mua, ata janë rivalë”.

Alenas iu dhanë shumë pak minuta lojë nga trajneri Ernesto Valverde gjatë pjesës së parë të sezonit me Barcelonës dhe kjo gjë ndikoi që ai të vendosë për transferimin në formë huazimi në Betis.

“Valverde nuk më tregonte kurrë se pse nuk më zgjidhte mua të luaj. Por, sidoqoftë, Barcelona dhe unë e kemi një marrëdhënie shumë të mirë për shkak të gjithçkaje që kanë bërë ata për mua”, shtoi Alena.

“Le të shpresojmë se do ta shohim njëri-tjetrin sërish në të ardhmen, veçse e kam thënë këtë. Është pak e çuditshme për mua ta vesh këtë fanellë pas aq shumë viteve me një fanellë tjetër”.

“Por, bashkëlojtarët, qyteti, tifozët… ata janë të mrekullueshëm. Bashkëlojtarët më kanë mirëpritur shumë mirë që nga dita e parë”.

Të ngjashme