Alioski beson se Maqedonia e Veriut do të fitojë ndaj Kosovës

Prishtinë | 08 Sht 2020 | 21:53 | Nga Ekonomia Online

Njëri prej futbollistëve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski ka shkaktuar penallti të martën mbrëma ndaj Gjeorgjisë.

Ndeshja Gjeorgji – Maqedoni e Veriut përfundoi 1:1, kurse për Maqedoninë luajtën pesë futbollistë shqiptarë. Te Maqedonia e Veriut tashmë kanë kthyer fokusin te ndeshja me Kosovën që luhet më 8 tetor në Shkup. Është gjysmëfinalja e plejofit për “Euro 2020”.

Alioski, që është prej lojtarëve kryesorë të Maqedonisë së Veriut, është optimist për sukses ndaj Kosovës.

“Më ka rënë koncentrimi për një moment, çdo gjë ndodhi për pak sekonda. Por jam i lumtur që më pas jemi kthyer në mënyrën më të mirë, kemi barazuar dhe kemi luajtur ndeshje vërtetë të vështirë. Për ne ishte shumë e rëndësishme që të marrim rezultate pozitive në këto dy ndeshje. Dhe ia kemi dalë, duke fituar katër pikë. Tani fokusohemi vetëm te Kosova. Ne besojmë në kualitetin që kemi dhe do të japim më të mirën për të fituar dhe për të zënë vend në finale të plejofit, me synim për të arritur atë që e dëshirojmë të gjithë – vendin në kampionat evropian”, ka thënë Alioski pas ndeshjes në Tbilisi.

Të ngjashme