Amir Rrahmani luan nga fillimi kundër Liverpoolit

Prishtinë | 07 Sht 2022 | 19:56 | Nga Ekonomia Online

Dy kryendeshjet e mbrëmjes së sotme zhvillohen në Itali.

Interi është nikoqir i Bayernit të Munichut në kuadër të Grupit C në xhiron e parë të Ligës së Kampionëve.

Dy trajnerët do ta nisin takimin në stadiumin “Giuseppe Meazza” me 11-shen më të mirë të mundshme.

Formacionet zyrtare:

INTER: Onana, D’Ambrosio, Skriniar, Bastoni, Dumfries, Mkhitaryan, Brozoviq, Calhanoglu, Gosens, Martinez, Dzeko.

BAYERN MUNICH: Neuer, De Ligt, Hernandez, Davies, Pavard, Sabitzer, Kimmich, Sane, Muller, Coman, Mane.

Ballafaqim interesant pritet të jetë edhe në takimin tjetër ndërmjet Napolit dhe Liverpoolit.

Stadiumi “Diego Armando Maradona” është vendtakim i dy skuadrave që bëjnë pjesë në Grupin A.

Liverpooli është favorit në “letër”, me Napolin që synon të arrijë rezultat pozitiv në shtëpi.

Për Napolin nga minuta e parë do të startojë mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani.

Formacionet zyrtare:

NAPOLI: Meret, Kim, Osimhen, Rrahmani, Olivera, Zielinski, Politano, Di Lorenzo, Lobotka, Kvaratskhelia, Anguissa

LIVERPOOL: Becker, Gomez, Van Dijk, Robertson, Alexander-Arnold, Elliot, Fabinho, Milner, Luis Diaz, Salah, Firmino.

Dy sfidat e lartpërmendura nisin nga ora 21:00.

Të ngjashme