Ancelotti e kërkon Jamesin te Napoli

Prishtinë | 10 Qer 2019 | 13:14 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti, ka shprehur interesim që ta marrë James Rodriguez-in në skuadrën e tij, sipas raportimeve nga Calciomercato.

Mesfushori kolumbian sapo ka përfunduar aventurën dyvjeçare si huazim te Bayer Munchen duke e fituar edhe njëherë kampionatin dhe kupën gjermane.

Mirëpo, ai nuk pritet që të kthehet as te Real Madridi këtë verë, ndërkaq tani e ka qytetin italian si destinacion të mundshëm, ku mund edhe të ribashkohet me ish-trajnerin e tij te madrilenët dhe bavarezët.

Të ngjashme