Ancelotti e konfirmon, nesër debuton 85-milionëshi

Prishtinë | 08 Sht 2016 | 19:34 | Nga

Renato Sanches është gati të tregojë pse Bayern München është i sigurt se ai vlen deri në 85 milionë euro, shumë të cilën klubi bavarez do ta paguajë deri në plotësimin e të gjitha klauzolave të parashikuara në kontratën me 19-vjeçarin.

Mesfushori do të debutojë nesër kundër Schalke 04-s, sidomos sepse Arturo Vidal ka një shqetësim dhe këtë e konfirmoi trajneri Carlo Ancelotti në konferencën për shtyp para takimit.

Sanches, i cili u shpall kampion Evrope me Portugalinë pas kalimit nga Benfica te kampionët e Gjermanisë, pritet ta nisë si titullar sfidën e javës së dytë në Bundesligë. Renato Sanches është lojtari më i ri në histori i cili ka shënuar në Evropian

“Sanches mund ta nisë nga minuta e parë nesër. Ai është në 100% të formës“, – tha italiani para gazetarëve.

“Vidal na është bashkuar sot. Mendoj se ai do të fluturojë me ne për ndeshjen e radhës. Nuk e di nëse është i lodhur, nëse mund të luajë”, – shtoi tekniku. Douglas Costa (probleme muskulare) gjithashtu është rikthyer në stërvitje, teksa Arjen Robben dhe Jerome Boateng janë disa hapa mbrapa, por pothuajse gati për t’i dhënë gaz. “Nesër është ndeshje tjetër, por skuadrën e kam gati. Nga nesër do të luajmë shtatë ndeshje në 20 ditë”, paralajmëroi Don Carlo-ja.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme