Ancelotti: Nuk e di nëse James do të vijë te Napoli

Prishtinë | 10 Kor 2019 | 14:52 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti, nuk e di nëse James Rodriguez do të vijë te ky klub këtë verë.

Përfaqësuesi i Kolumbisë është njëri prej caqeve kryesore të nënkampionit të Serie A, si dhe i preferuar i trajnerit të tyre.

“Nuk e di nëse do të vijë, por shpresoj që po”, ka thënë Ancelotti.

“E njoh shumë mirë, mund të luajë në të gjitha pozitat e mesfushës. E kam përdorur si lojtar të  krahut të majtë, si  numër dhjetë e madje edhe në të djathtë”.

Të ngjashme