Anglia do të kthehet pas 17 vitesh në “St Mary’s Stadium” për ta pritur Kosovën

Prishtinë | 04 Pri 2019 | 09:33 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Kosovës në futboll në shtatorin e këtij viti do të udhëtojë drejt Anglisë për të zhvilluar ndeshjen për kualifikimet më Euro 2020.

Kjo ndeshje siç mëson Sky, do të zhvillohet në “St Mary’s Stadium” në Southampton, transmeton Klan Kosova.

Anglia kthehet në bregun jugor për të zhvilluar ndeshje për herë të parë që nga viti 2002.

Lajmi vjen si pjesë e një plani të Federatës së Futbollit së Anglisë që Treluanët të zhvillojnë ndeshje nëpër pjesë të ndryshme të vendit.

Ndeshja Angli-Kosovë do të luhet më 10 shtator.

Të ngjashme