Arabia e gatshme për Superkupën e Spanjës me gjithë pakënaqësitë e mëdha

Prishtinë | 07 Jan 2020 | 14:08 | Nga Ekonomia Online

Futbolli spanjoll do të prekë horizonte të reja, kur formati i ri i Superkupës së Spanjës të nisë të mërkurën në Arabinë Saudite, një lëvizje që do të mbushë valixhet e federatës nacionale, por ka zemëruar grupet e të drejtave të njeriut dhe tifozët spanjollë të futbollit.

Real Madridi do të përballet me Valencian në gjysmëfinalen e parë në Jeddah të mërkurën, para se Barcelona të përballet me Atletico Madridin një ditë më vonë për një vend për finalen e së dielës, shkruan sot Koha Ditore.

Në të kaluarën Superkupa e Spanjës organizohej në dy ndeshje mes fituesit të ligës dhe atij të kupës, por kreu i Federatës spanjolle, Luis Rubiales, ka bërë këtë ndryshim drastik në nëntor, duke arritur një marrëveshje trevjeçare për të zhvilluar turneun në Arabi Saudite.

Federata spanjolle ende nuk ka konfirmuar detajet financiare, por mediumet spanjolle raportojnë se marrëveshja është e vlefshme rreth 40 milionë euro në vit.

Superkupa e Spanjës është ngjarja e radhës sportive e profilit të lartë që do të mbahet në Arabinë Saudite. Së fundi u mbajt edhe meçi i madh për titull bote në peshën e rëndë në boks ndërmjet Anthony Joshuas dhe Andy Ruiz Jr., e po ashtu edhe Superkupa e Italisë dhe miqësorja Brazil – Argjentinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme