Ardita Zejnullahu mbylli garën kualifikuese, të hënën garon në eliminime

Prishtinë | 21 Qer 2019 | 17:04 | Nga Ekonomia Online

Shigjetarja e vetme nga Kosova në Lojërat e dyta Evropiane Minsk 2019, Ardita Zejnullahu, ka garuar sot në kualifikimet e disiplinës hark olimpik (recurve).

Ardita doli e 48-ta nga po aq garues, duke fituar 500 pikë. Ajo u kualifikua për në 1/32 e finale.

“Nuk jam e lumtur me paraqitjen, pasi nuk ndihesha mirë me shëndetin. Shpresoj ta përmirësoj paraqitjen në garën e ardhshme”, deklaroi Zejnullahu pas garave të sotme.

Shigjetarja më e mirë e Kosovës do të përballet me Michaela Bryony Pittman, në garat që zhvillohen të martën.

Ardita Zejnullahu gjatë garave

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme