Arsenali dëshiron ta mbajë Odegaardin, por i kërkon edhe një tjetër talent Realit

Prishtinë | 23 Pri 2021 | 17:20 | Nga Ekonomia Online

Martin Odegaard është bashkuar me Arsenalin gjatë afatit kalimtar të janarit si huazim nga Real Madridi.

Mesfushori norvegjez ka shkëlqyer në Londër, derisa trajneri Mikel Arteta dëshiron ta mbajë atë edhe për sezonin e ri.

Megjithatë Topçinjtë nuk e kanë të sigurt qëndrimin e tij, pasi huazimi i norvegjezit përfundon më 30 qershor.

Mediat në Angli raportojnë se drejtuesit e Arsenalit kanë filluar bisedimet me Realin për huazimin e norvegjezit edhe për një tjetër sezon.

Por jo vetëm Odegaard është në listën e dëshirave të trajnerit Arteta, pasi spanjolli e dëshiron një tjetër talent të Los Blancos.

Sulmuesi anësor Takefusa Kubo pëlqehet shumë nga Arteta i cili ka kërkuar nga drejtuesit e klubit afrimin e tij.

Japonezi e nisi sezonin si huazim te Villareal, teksa nga janari është huazuar te Getafe për të luajtur më shumë.

Gjithmonë sipas mediave angleze, drejtuesit e Arsenalit po bisedojnë me homologët e tyre në Madrid për huazimin e dy talentëve të Realit për edicionin 2021/22 në ‘Emirates Stadium’.

Ideja e Topçinjve ishte t’i blejnë futbollistët, por te Reali refuzojnë t’i shesin dy lojtarët si Kubo dhe Odegaard pasi shihen si perspektiv për të ardhmen.

Gjithsesi nëse bisedimet shkojnë mirë, atëherë Kubo dhe Odegaard do të jenë futbollist të Arsenalit për edicionin e ri. 

Të ngjashme