Arsenali interesohet për Ancelottin

Prishtinë | 10 Dhj 2019 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Arsenali raportohet se ka shprehur interesim për trajnerin Carlo Ancelotti, nëse ai largohet nga Napoli.

Sipas “Calciomercatos”, Ancelotti po kërkohet nga Arsenali që aktualisht po udhëhiqet nga Freddie Ljunberg që ka marrë përkohësisht punën pas largimit të Unai Emeryt dy javë më parë.

Te Napoli, Ancelotti pritet të largohet këto ditë me raportimet që thonë se Gennaro Gattuso do të zëvendësojë italianin në këtë post.

60-vjeçari më parë ka qenë pjesë e Premier Ligës duke menaxhuar Chelsean.

Para se të kalonte te Napoli ai ishte pjesë e PSG-së, Realit e Bayernit.Koha.Net.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme