Arsenali interesohet për Barellan

Prishtinë | 03 Pri 2019 | 12:22 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Arsenalit ka shprehur interesim për mesfushorin e Cagliarit, italianin Nicolo Barella, përcjellë të mërkurën “The Star”.

Barella 22-vjeçar, pëlqehet nga trajneri i Arsenalit, Unai Emery që e sheh si përforcim të duhur për edicionin e ri. Barella është njëri prej më të dalluarëve në Serie A si mesfushor defensiv dhe kartoni i tij, vlerësohet rreth 50 milionë euro, transmeton Koha Ditore.

Ai ka kontratë me Cagliarin deri në vitin 2022 kurse këtë edicion ka një gol dhe tri asistime në 28 paraqitje në kampionatin italian. Barella në fund të vitit të shkuar ka debutuar me Përfaqësuesen e Italisë dhe deri më tani ka pesë ndeshje dhe një gol të realizuar.

Të ngjashme