Arsenali mendon për rikthimin e Arsen Wenger

Prishtinë | 07 Shk 2020 | 18:08 | Nga Ekonomia Online

Pas 22 vitesh si trajner i Arsenalit, Arsene Wenger vendosi të largohet në verën e 2018-ës.

Disa dashuri nuk përfundojnë kurrë, pasi klubi londinez po mendon të rikthejë sërish francezin.

Këtë herë nuk bëhet fjalë më për një rikthim në bankë, por për një rol drejtuesi, që në Londër janë gati t’ia ofrojnë Wengerit, me qëllim që ky i fundit të kontribuojë për rikthimin në normalitet të skuadrës.

Me largimin e francezit, në stol u ul Unai Emery, i cili u shkarkuar në fillim të këtij sezoni.

Freddie Ljungberg e udhëhoqi ekipin për disa ndeshje, para se vendin e tij ta zë Mikel Arteta.

As ky i fundit nuk po ia del të fusë në shina skuadrën e Arsenalit.

Verën e ardhshme drejtuesit po përgatiten për një revolucion të vërtetë dhe duke qenë se Wenger është një njohës i mirë i ambientit, shihet si njeriu ideal për të kontribuuar në rindërtimin e skuadrës. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme