Arsenali në garë për Sergio Reguilonin

Prishtinë | 29 Pri 2020 | 20:55 | Nga Ekonomia Online

Arsenali është futur në garë për transferimin e mbrojtësit të majtë të Real Madridit, Sergio Reguilon, bëjnë të ditur mediumet spanjolle.

Reguilon këtë edicion është huazuar te Sevilla. Për transferimin e tij pos Sevillas po interesohen disa klube, si Borussia Dortmundi, Paris Saint-Germaini e Tottenhami. Por, edhe Arsenali i është bashkuar kësaj gare.

Krerët e Real Madridit do të jenë të gatshëm të dëgjojnë ofertat për Reguilonin këtë verë. Reguilon 23-vjeçar këtë edicion i ka luajtur 25 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa e ka shënuar një gol dhe i ka asistuar katër tjerë.

Të ngjashme