Arsenali vendos për të ardhmen e Mkhitaryanit

Prishtinë | 04 Maj 2020 | 17:01 | Nga Ekonomia Online

“Topçinjtë” nuk llogarisin më në shërbimet e mesfushorit armen, i cili aktualisht është i huazuar në Romë

Arsenali është i gatshëm ta shesë Henrikh Mkhitaryanin.

“Topçinjtë” nuk llogarisin më në shërbimet e mesfushorit armen, shkruan tabloidi britanik “The Mirror”.

Aktualisht, 31 vjeçari është i huazuar në Romë, ndërsa klubi italian po planifikon ta blejë kartonin e tij.

Arsenali është i gatshëm ta shesë ish-futbollistin e Borussia Dortmundit dhe Manchester Unitedit për 15 milionë euro.

Kurse, klubi italian i ofron 10 milionë euro për futbollistin, i cili ka dështuar ta tregojë veten në “Emirates Stadium”. 

Të ngjashme