Artani e Zekaj eliminohen në rrethin e parë të Evropianit

Prishtinë | 04 Nën 2018 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

Dy xhudistët e rinj kosovarë, Andi Artani dhe Shpat Zekaj janë eliminuar në rrethin e parë të Kampionatit Evropian U23 që po mbahet në Hungari.

Zekaj, që garon në kategorinë deri 100 kilogramë, u mposht shpejt nga finlandezi Martti Puumalainen.

Artani u mposht nga Mattias Kuusik i Estonisë në kategorinë deri 90 kilogramë.

Pos Zekajt e Artanit, Kosova te meshkujt u përfaqësua edhe me Akil Gjakovën që në kategorinë deri në 73 kilogramë fitoi të artën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme