Atalanta sonte në histori, kundër Valencias në 1/8-en e finales

Prishtinë | 19 Shk 2020 | 20:14 | Nga Ekonomia Online

Skuadra italiane Atalanta shkruan sonte historinë pasi që për herë të parë ajo do të luajë në Ligën e Kampionëve në 1/8-ën e finales

Atalanta në këtë ndeshje do të jetë më e motivuar se kurrë ku do të kërkojë çerekfinalen kundër një kundërshtari që është i barabartë me të, por që ka histori më shumë në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, skuadra e Berat Gjimshitit, i cili ka startuar sot nga minuta e parë e ndeshjes nuk do të dorëzohet dhe ka startuar me formacionin e saj të zakonshëm, 3-4-3 me treshën e saj të frikshme në sulm Gomez, Iliçiq dhe Pasaliq.

Në anën tjetër për Valencian sonte ka startuar me formacion 4-4-2 me dy sulmuesit e saj të rrezikshëm Guedes dhe Maxi Gomez.

Formacionet Zyrtare: Atalanta-Valencia  

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme