Athletic Bilbao mposht Levanten, i luan dy finale gjatë muajit prill

Soccer Football - La Liga Santander - Atletico Madrid v Real Valladolid - Wanda Metropolitano, Madrid, Spain - June 20, 2020 Atletico Madrid's Vitolo celebrates scoring their first goal with teammates, as play resumes behind closed doors following the outbreak of the coronavirus disease (COVID-19) REUTERS/Sergio Perez
Prishtinë | 05 Mar 2021 | 07:39 | Nga Ekonomia Online

Athletic Bilbao do të ketë rastin të fitojë dy trofe të Kupës së Spanjës gjatë muajit të ardhshëm. Bilbao të enjten mbrëma siguroi kualifikimin në finale të Kupës së Spanjës për edicionin 2020/2021. Në ndeshjen e dytë gjysmëfinale e mposhti në udhëtim Levanten me rezultatin 2:1. Ndeshja u vendos vetëm pas dy vazhdimeve nga 15 minuta. Pas kohës së rregullt rezultat ishte 1:1, njëjtë si në ndeshjen e parë gjysmëfinale.

Alex Berenguer shënoi golin vendimtar në gjysmëfinalen e së enjtes. Goditja e tij e minutës së 112-të u devijua nga një mbrojtës i Levantes dhe topi përfundoi në rrjetë. Roger kaloi Levanten në epërsi në minutën e 17-të, ndërsa Raul Garcia barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 30-të nga penalltia. Ndeshja shkoi në kohën shtesë dhe u fitua nga Bilbao.

Në finale, më 17 prill në Sevilla, Athletic Bilbao takohet me Barcelonën. Por skuadra baske, Athletic Bilbao e luan edhe një finale të Kupës së Spanjës gjatë muajit të ardhshëm. Më 3 prill luhet finalja e edicionit të kaluar, 2019/2020. Po në Sevilla takohen Real Sociedadi e Bilbao. Kjo finale ishte shtyrë me shpresë se do të jetë e mundur të luhet me praninë e shikuesve në stadium.

Athletic Bilbao është skuadra e dytë më e suksesshme në Copa del Rey. Garën e Kupës së Mbretit e ka fituar 23 herë. Vetëm Barcelona ka më së shumti trofe – 31. Bilbao nuk e ka fituar Kupën që nga viti 1984.

Enis Bardhi luajti prej fillimit të pjesës së dytë për Levanten në ndeshjen e së enjtes.

Të ngjashme