Atleti nga Peja bojkoton garën në Selanik për shkak të vizës

Prishtinë | 21 Sht 2022 | 16:16 | Nga Ekonomia Online

Atleti nga Peja, Sejdi Blakaj, 40 herë kampion i Kosovës në hedhjen e diskut kishte planifikuar që ditëlindjen e 65-të të tij, ta festojë me medalje të artë ballkanike sepse ishte i kualifikuar dhe i stërvitur për gara në kampionatin ballkanik të veteranëve në atletikë!

Mirëpo, në momentin e fundit e vendosi Blakaj që ta bojkotoi garen e madhe të Selanikut, që do të mbahet nga 22-25 shtator 2022 në Greqi, për arsye të procesit shumë të mundimshëm të aplikimit për vizë.

“Deri kur kosovarët do të trajtohen si ‘’vrima e fundit e kavallit? Për pjesemarrje në këtë garë na janë kërkuar ‘një thes letra’ – për një vizë – dhe atë për vetëm tre ditë izë! O Zot i madh deri kur më? Në rastet si ky, Migjeni ynë i madh do të lutej me fjalët: ‘Të lutem o Perëndi buken tonë të nesërme – falna sot’! Është më të vërtetë për dhimbje, se si trajtohen sportistet dhe në përgjithësi qytetarët shqiptarë të Kosovës në kontinentin tonë”, ka reaguar ai.

“Unë jam regullisht në strëvitje dhe mezi e prisja atë sfidë, por të malltretohesh me ditë apo javë të tëra për një vizë treditore në një vënd fqinj, është vërtetë e turpshme dhe njëkohësisht nënvlerësuese për çdo sportist”.

Përndryshe, Blakaj është gjykatës në Gjykatën e Komunës së Pejës për më shumë se tre dekada.

Të ngjashme