Babai i Khabibit zgjohet nga koma

Prishtinë | 14 Maj 2020 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Abdulmanap, babai i Khabib Nurmagomedov, është zgjuar nga koma, pasi i është nënshtruar operacionit në zemër.

Doktorët e një spitali ushtarak në Moskë vlerësojnë se gjendja shëndetësore e trajnerit të UFC-së, Abdulmanap, është e rëndë por e qëndrueshme, transmeton Gazeta Express.

57-vjeçari ishte vendosur në koma pasi gjendja e tij ishte rënduar për shkak të pneumonisë.

Por atij i është kthyer vetëdija pas operimit. Megjithatë, sipas një të afërmit të familjes së tij, Abdulmanap nuk ka folur ende.

Ramazan Rabadanov ka thënë për 360 TV: “Atij iu kthye vetëdija sot. Por nuk ka folur ende”.

Të ngjashme