Bajrami realizon gol, konfirmohet kthimi i Empolit në Serie A

Prishtinë | 04 Maj 2021 | 17:07 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori Nedim Bajrami ka shënuar gol në fitoren e thellë të Empolit ndaj Cosenzas me rezultatin 4:0, në ndeshjen e luajtur të martën në kuadër të xhiros së 36-të në Serie B.

Bajrami ishte i pazëvendësueshëm te Empoli kurse e shënoi golin e katërt të ndeshjes në minutën e 64-të. Për Bajramin, ky ishte goli i tij i shtatë këtë sezon në të gjitha garat kurse ka bërë edhe dhjetë asistime. Me triumfin ndaj Cosenzas, skuadra e Empolit e ka konfirmuar kthimin në Serie A për sezonin e ardhshëm, dy xhiro pa përfunduar edicioni aktual në Serie B.

Empoli, zë vendin e parë në tabelë me 70 pikë të mbledhura, shtatë më shumë se Salernitana që renditet e dyta. Bajrami 22-vjeçar këtë edicion ishte ndër më të dalluarit dhe më i merituari për kthimin e Empolit në Serie A. Mesfushori shqiptar iu bashkua Empolit në verën e vitit 2019 nga Grasshoppersi kurse me ekipin italian ka kontratë deri në vitin 2024.

Të ngjashme