Bale e dëshiron finalen, ka disa fjalë për Ronaldon

Prishtinë | 06 Kor 2016 | 13:07 | Nga

Sulmuesi fantastik i Uellsit, Gareth Bale, ka folur para ndeshjes gjysmëfinale mes Portugalisë dhe Kombëtares së tij.

Anëtari i Real Madridit ka bërë të qartë se ai dhe shokët e tij kërkojnë finalen e Kampionatit Evropian.
“Ne në këtë takim vijmë pas një ndeshje fantastike ndaj Belgjikës. Ishte një ndeshje madhështore dhe synojmë ta përsëritim atë takim”.

“Besoj shumë se mund të arrijmë në finale, edhe pse kemi mungesa të mëdha si ajo e Aaron Ramsey dhe Ben Davis”, deklaroi Bale i cili foli edhe për Ronaldon.

“Me Cristianon kam një raport mjaft shumë të mirë. Në Real Madrid e ndihmojmë njëri-tjetrin në fushë, por asnjëherë nuk jam marrë me jetën e tij private ose anasjelltas. Jemi kolegë profesionistë”.

“A e keni pasur shembull Ronaldon gjatë karrierës suaj? Unë po shijoj ditët e mija dhe nuk më pëlqen të bëjë krahasim me askënd. Ronaldo është në një nivel maksimal ku bënë pjesë ai dhe Messi”.

“Do mundohem të fitoj sa më shumë të jetë e mundur dhe të përmirësohem, për të ndihmuar klubin dhe Kombëtaren ku luaj. Trofetë janë të paharrueshëm për çdo lojtar”.

“Jeni më i mirë ti apo Ronaldo? Nuk më takon mua ta vendos. Nuk luaj për të fituar lavdi personale, por për të ndihmuar ekipin. Fakti që Uellsi ka pasur një ecuri pozitive deri tani, lidhet me raportin e jashtëzakonshëm që kemi me njëri-tjetrin. Jemi si vëllezër. Te ne, ylli është ekipi, jo individi”, përfundoi Bale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme