Barça e do në huazim Aubameyangun

Prishtinë | 21 Jan 2020 | 18:32 | Nga Ekonomia Online

Barcelona raportohet se po përgatit një ofertë për transferimin e sulmuesit të Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang gjatë afatit kalimtar të janarit.

Kampioni i La Ligas është i lidhur qe një kohë me transferimin e kapitenit të “Topçinjve”, i cili është në 18 muajt e fundit të kontratës me klubin londinez.

“Goal” raporton se reprezentuesi i Gabonit po shihet si prioritet për transferim gjatë janarit. Presidenti i klubit, drejtori sportiv dhe trajneri janë pajtuar të hënën se një sulmues duhet të transferohet shpejt për të zëvendësuar Luis Suarezin e lënduar, e që do të mungojë deri në katër muaj.

Oferta e Barçës është vetëm huazim për gjashtë muaj, por kjo nuk pritet të pranohet nga Arsenali, tek i cili klub Auba është golashënuesi më i mirë.

Të ngjashme