Barça nuk arrin ta mposhtë Sociedadin

Prishtinë | 27 Nën 2016 | 22:51 | Nga

Barcelona, ashtu siç ishte parashikuar e ka pasur të vështirë të fitojë përballë Real Societad, në fushë kundërshtare.

Ekipi katalanas nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 me Real Sociedadin.

Pjesa e parë e takimit ka përfunduar pa gola, 0:0. Të dy golat janë shënuar në pjesën e dytë. Fillimisht, për vendasit shënoi Jose, kurse rezultati u barazua nga ana e Mesit. Pavarësisht përpjekjeve të Barcelonës, rezultati mbeti i barabartë deri në fund. Madje, vendasit kishin rast të artë shënimi, teksa topi kaloi shumë pranë shtyllës.

Pas këtij barazimi, Barcelona renditet në vendin e dytë në tabelë me 27 pikë, gjashtë më pak se Reali i vendit të parë, që kryeson me 33 pikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme