Barça nuk heq dorë nga Donnarumma

Prishtinë | 03 Qer 2021 | 14:40 | Nga Ekonomia Online

Portieri italian do të largohet gjithsesi nga Milani gjatë kësaj vere dhe krahas Barcelonës, interesim serioz për të ka shfaqur edhe Juventusi

Barcelona duket se nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Gianluigi Donnarumma. Mediumi spanjoll “Sport”, i afërt me gjigantin katalunas, shkruan se Barça është në kontakte me përfaqësuesit e portierit italian pasi synon ta transferojë atë në “Camp Nou”.

Përfaqësuesi italian, të cilit do t’i skadojë kontrata në “San Siro” gjatë kësaj vere, i ka disa opsione për të ardhmen e tij, përcjell Gazeta Express. Ai po planifikon ta bëjë lëvizjen e radhës dhe do ta pëlqente një transferim të mundshëm në Barcelonë, edhe pse do ta kishte konkurrent të fortë gjermanin Ter Stegen.

Megjithatë, më i mundshëm duket transferimi i Donnarummas në Juventus, i cili e pëlqen qe një kohë portierin më të mirë në Itali. 22 vjeçari është rritur tek Milani dhe ka debutuar si shumë i ri. Mirëpo, palët nuk arritën marrëveshje për vazhdimin e kontratës dhe tash sipas të gjitha gjasave do të ndahen. 

Të ngjashme