Barça synon shitjen e pesë lojtarëve për blerjen e Griezmannit

Prishtinë | 23 Maj 2018 | 12:15 | Nga

Barcelona pritet të sigurojë 90 milionë euro nga shitja e pesë lojtarëve për të blerë sulmuesin e Atletico Madridit, Antoine Griezmannit.

Francezi që realizoi 29 gola në të gjitha garat, raportohet se ka një klauzolë lirim prej 90 milionë eurove në kontratën e tij me klubin e Madridit.

Sipas gazetës “As”, kampioni spanjoll do të sigurojë këtë shifër duke shitur Andre Gomezin, Paco Alcacerin, Rafinhan, Munir El Haddadin dhe Aleix Vidalin. Të njëjtën mundësi të largimit e ka edhe Arda Turan që është dënuar me 16 ndeshje mos lojë te Istanbul Bashakshehiri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme