Barcelona arrin marrëveshje për mbrojtësin e Sevillës

Prishtinë | 16 Maj 2018 | 08:55 | Nga

Barcelona ka arritur marrëveshje me Sevillën për transferimin e mbrojtësit francez, Clement Lenglet, në verë, raporton Mundo Deportivo.

Gazeta spanjolle e ka publikuar këtë lajm në edicionin e së mërkurës me titullin: “Marrëveshje me Lenglet”, midis spekulimeve në rritje se marrëveshja mes palëve tashmë është arritur.

Lenglet raportohet të ketë qenë në bisedime informale me Barçën në javët e fundit, por tani duket se negociatat kanë shënuar përparim të shpejtë.

Raportohet se gjiganti katalonas do t’i paguajë 35 milionë euro për francezin, i cili pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare.

Thuhet se ai do të ketë një klauzolë lirimi në vlerë 400 deri në 500 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme