Barcelona e gatshme të shesë përfundimisht Coutinhon

Prishtinë | 19 Dhj 2020 | 13:57 | Nga Ekonomia Online

Barcelona tashmë është e bindur se Philippe Coutinho nuk po përshtatet në filozofinë e sistemit të tyre të lojës.

Skuadra katalunase e kishte transferuar brazilianin nga Liverpooli për shumën e 140 milionë eurove, mirëpo asnjëherë nuk arriti të shpaguante vetën.

Blaugranasit e dërguan në huazim te Bayern Munichu, aty ku filloi të këndellej, por në rikthimin e tij në këtë edicion, nuk po tregon shumë.

Sipas asaj që raporton ARA, Barcelona është e gatshme të dëgjojë ofertat për Coutinhon, e që duhet të jenë rreth 100 milionë euro.

Arsenali dhe Manchester United, janë skuadrat më të interesuara, mirëpo nuk përjashtohet as Interi.

Coutinho po ashtu mund të rikthehet te Liverpooli, mirëpo e gjitha do varet nga dëshira e Jurgen Kloppit për ta rikthyer atë.

Të ngjashme