Skuadra e Barcelonës është gati që ta bëjë publike nënshkrimin e kontratës me sulmuesin francez, Antoine Griezmann.
Katalunasit arritën ta përvetësojnë atë duke paguar një shumë prej 120 milionë eurosh, shkruan Goal.
Mediat spanjolle kanë raportuar se Barcelona nuk pret ndonjë komplikim gjatë procesit të transferimit.