Barcelona gjen Mesin e të ardhmes (Foto/Video)

Prishtinë | 19 Kor 2017 | 16:36 | Nga

Është vetëm 13 vjeç, quhet Çavi Simons, por me të madhin Çavi nuk ka të përbashkët vetëm emrin, duke parë lëvizjet në fushë.

Çavi Simons është fenomeni i ri i futbollit botëror, me prekje magjike si Inesta, zotërim topi si Çavi, lëvizje si të Leo Mesit, flokë si të Pujolit dhe fytyrë si të Ronaldinjos.

Duket si një eksperiment gjenetik, sepse në Spanjë janë të bindur që ky është futbollisti i së ardhmes, i cili do të marrë trashëgiminë e Mesit në Barcelonë.

Luan me moshat e Barcelonës, është grumbulluar nga Holanda U-14 dhe Real Madridi, Çelsi e disa klube të tjerë kanë vite që tentojnë ta rrëmbejnë, duke ofruar deri në 30 milionë euro. E pamundur, Çavi Simons ka lindur për të qenë pjesë e Barcelonës dhe familja e tij ka refuzuar një superofertë nga Londra.

Më mirë se te Barcelona nuk ka ku të rritet, pastaj, me atë emër dhe ato lëvizje, kush e lëshon?

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme