Barcelona humb përsëri Dembelen, lojtari pëson tjetër dëmtim

Prishtinë | 04 Maj 2019 | 22:13 | Nga Ekonomia Online

Ndeshja mes Barcelonës dhe Celta Vigo nuk ka filluar aspak mirë për katalanët.

Anësori francez i Barcës, Ousmane Dembele, ka lëshuar takimin qysh në minutën e tretë të takimit, përcjell lajmi.net.

Ishte minuta e gjashtë e ndeshjes kur Dembele tentoi një driblim në krah, por në ato momente ndjeu dhembje.

Reagimi i trajnerit Ernesto Valverde ishte i menjëhershëm, i cili pa rrezikuar fare inkuadroi në lojë Alex Collado.

Nuk ka ende të reja rreth asaj se sa do të mungojë francezi për skuadrën.

Të ngjashme