Barcelona ia cakton çmimin Philippe Coutinhos

Prishtinë | 06 Kor 2021 | 09:32 | Nga Ekonomia Online

Barcelona është e gatshme që t’i ndajë rrugët me Philippe Coutinhon në këtë verë.

Skuadra katalunase nuk llogaritë më në shërbimet e brazilianit dhe duan që ta shesin në këtë afat.

Sipas asaj që raporton Mail Sport, Blaugranasit po kërkojnë 25 milionë euro nga shitja e Courtinhos.

Kjo shumë nuk është e lartë për asnjë skuadër evropiane dhe shitja e brazilianit me gjasë do të ndodhë në këtë verë.

Barcelona tashmë ka afruar lojtarë si Memphis Depay, Sergio Aguero dhe Eric Garcia, andaj duan që të bëjnë disa largime në mënyrë që të rikthejnë bilancin pozitiv financiar.

Courtino raportohet se mund të rikthehet në Ligën Premier, aty ku kërkohet nga ish-skuadra e tij, Liverpooli, Arsenali dhe Manchester United.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme