Barcelona ofron me të parën 100 milionë për Rashfordin

Prishtinë | 16 Pri 2019 | 11:52 | Nga Ekonomia Online

Barcelona do që ta transferojë sulmuesin e Manchester United, Marcus Rashford.

Katalanasit kanë shprehur gatishmëri që për transferimin e anglezit të shpenzojnë 100 milionë funta, shkruan Sky.

Barca që sonte ndeshet me United në ndeshjen e rrethit të dytë të Champions League, ka shprehur interesim për Rashford dhe ka ndarë 100 milionët megjithëse 21 vjeçari ka vetëm edhe një vit të mbetur ne kontratën me skuadrën nga Old Trafford.


Rashford, produkt i akademisë së United, në kontratën e tij ka mundësinë e vazhdimit të saj edhe për 12 muaj me skadimin e saj.

Ai ende nuk është pajtuar për ndonjë marrëveshje të re megjithëse ka pasur raportime se janë zhvilluar bisedime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme